Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drafti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, i propozuar si variant nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS, lë të pandryshuar skemën e institucioneve, e cila u kundërshtua nga Partia Demokratike.
Drafti ka pësuar disa ndryshime, të cilat kanë ardhur si rekomandim i Komisionit të Venecias. Ndryshime pëson skema e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Ekspertët ndërkombëtarë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të përbëhet nga 9 anëtarë që propozohen 3 nga Presidenti, 3 nga Kuvendi të cilët zgjidhen në Parlament me shumicë të cilësuar prej 84 votash, nga shumica e thjeshtë që ishte parashikuar në draftin paraprak, 3 anëtarët e tjerë zgjidhen në mënyrë të pavarur nga propozimet e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.
Neni 15/2: ?Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prej tre të pestave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar?.
Gjithashtu drafti i ekspertëve ndërkombëtarë, ndryshe nga sa parashikon sot ligji i dekriminalizimit por dhe Kushtetuta, heq mundësinë që një zyrtar i dënuar më parë për disa vepra penale, të përjashtohet përjetësisht nga jeta politike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/drafti-i-euraliusopdat-kreret-e-institucioneve-te-drejtesise-zgjidhen-me-35/