Report TV - Asllan Sula: Berisha ka rrjedhur unë bëj biznes me lekët e mia

2016-05-05 59

Asllan Sula, biznesmenin e kompanisë së ndërtimit ?Santara? e takojmë tek kafe ?Piaca? në kryeqytet. Është i mërzitur, më tepër i zhgënjyer nga ish-kryeministrin Sali Berisha,i cili nëpërmjet një statusi në ?Facebook? e futi emrin e Asllan Sula, në vorbullën e çështjes penale së Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. I zhgënjyer, pasi siç thotë dhe vetë Asllani në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Berishën e ka votuar për vite e vite me radhë, por ja që vjen një ditë që Berisha e ?masakroi? duke i publikuar e-maile me mashtrime të njerëzve anonimë dhe dashakeqës. Bashkë me biznesmenin Sula janë dhe dy vëllezërit Martin dhe Luis Xhumari që kishin ardhur nga Gjermania, të cilët na tregojnë se prona e tyre prej 504 metra katror dhe 78 metra katror, prapa lokal ?Grand? është shitur me dëshirën e tyre vetëm tek biznesmeni Asllan Sula dhe me pëlqimin e kompanisë ?Alb-Toronto Konstruction?.

Dy vëllezërit thonë se Gilmando Danin nuk e njohin dhe se me këtë të fundit nuk kanë bërë asnjë kontratë shitje të pronës, aq më tepër kontratë 1 milion euro. Nga ana tjetër biznesmeni Sula shpjegon se Emiljanon Shullazin ka njohje. ?Njohja, është e hershme. Pasi unë jam krutan dhe Shullazin dhe familjen e tij me origjinë nga Kruja, e njoh si krutanë. Kruja është një qytet i vogël dhe të gjithë njihen. Por nuk do të thotë që Shullazi ka origjinën e familjes nga Kruja, dhe meqënëse Asllan Sula është nga Kruja, dhe duhet me patjetër një bashkëpunim Sula-Shullazi-Dani. Ai ka punët e veta,unë kam punët e mia?-thotë biznesmeni Asllan Sula.

Free Traffic Exchange