Gjin Gjoni vijon të befasojë çdo vit me të ardhurat, me kreditë, huadhëniet, bizneset, kontratat dhe pasuritë e patundshme. Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari më i lakuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, i justifikon të ardhurat edhe për vitin 2015 me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi. Gjatë vitit që lamë pas, Gjin Gjoni, ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive një kontratë sipërmarrje me bashkëpronar bashkëshorten, Elona Çaushin. Si burim, Gjoni deklaron një depozitë të mëparshme dhe tërheqjen e dividentit nga bashkëshortja.
Po ashtu, gjyqtari ka dhënë me qera një lokal 117 metra katrorë, ku nga kjo kontratë, për vitin 2015, ka përfituar 16 mijë euro. Gjin Gjoni ka marrë edhe dy kredi, 51 mijë dhe 5 mijë euro, së bashku me bashkëshorten. Ai deklaron pranë ILDKP 14 milionë lekë të vjetra të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë si dhe 85,000 lekë shpërblime si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Anëtari i KLD deklaron edhe një kartë krediti 10 mijë euro limit, nga e cila ka tërhequr 5 mijë euro. Po ashtu, Gjoni ka hapur edhe dy llogari bankare me 4 mijë euro dhe 26,995 lekë. Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë thotë se gjatë viti 2015 ka marrë edhe një overdraft në një bankë të nivelit të dytë, të cilin e ka mbyllur brenda vitit.
Pasuria e bashkëshortes
Sipas deklaratës së pasurisë, dorëzuar pranë ILDKP, bashkëshortja e Gjin Gjonit, Elona Çaushi i ka dhënë kompanisë ku është pronare vetë 130 mijë euro borxh me interes. Konkretisht, referuar deklaratës, zonja në fjalë i ka dhënë borxh kompanisë ?Albania Duty Free Distribution? sh.p.k, një shumë 130 mijë euro, me 1.2 për qind interes, burimi nga depozita dhe dividenti nga shoqëria. Kjo shoqëri ia ka kthyer totalisht shumën praj 130 mijë euro, shtuar 15 mijë euro interesa. Po ashtu, referuar deklaratës së pasurisë, bashkëshortja e Gjin Gjonit ka dhënë në formën e obligacioneve 165 mijë eurove, me afat deri në 31.12.2017, ndërsa kësti i përfituar gjatë vitit 2015 është 212,598 lekë.
Çaushin deklaron gjithashtu tërheqje dividenti, që i përket viti 2014, 23,525,412 lekë, tërheqje dividenti 3,294,119 lekë, donacion për aksident, 500 euro, kalim fondi babait, 200,000 lekë, depozitë bankare, 22,181,2 lekë, llogari bankare, 12 mijë euro, gjendje cash 10 mijë euro, kontratë huaje, vetëm kthim principale, 151 mijë euro etj. Po gjatë vitit që lamë pas, bashkëshortja e Gjin Gjonit, deklaron 10,678,000 lekë paga dhe shpërblime si konsulente ekonomike pranë shoqërisë ADFD.
Kompanitë
Bashkëshortja e Gjin Gjonit, Elona Çaushi, është pronare e disa kompanive në Shqipëri. Zonja Çaushi, bazuar në deklaratën e pasurisë, është pronare e pronare e shoqërisë ?Albania Duty Free Distribution sh.p.k, me 100 për qind të aksioneve, e shoqërisë ?Bio Gourment? sh.p.k, ?Prestige Group? sh.p.k, ?Albcos? sh.p.k, me 100 për qind të aksioneve dhe e shoqërisë ?Vintage Neë and Second Hand? sh.p.k, me 100 për qind të aksioneve.