Report TV - Ulet norma e interesit,Sejko:Bankat më kurajoze në dhënien e kredive

2016-05-04 0

Banka e Shqipërisë ka ulur për të dytën herë radhazi brenda këtij viti normën bazë të interesit, duke e çuar në minimumin historik prej 1.25%. Lajmi u bë publik nga Guvernatori Gent Sejko, sipas të cilit megjithëse në trajektore pozitive, ekonomia gjendet nën potencialin e saj të zhvillimit.

Nisma synon nxitjen e huadhënies nga sistemi Bankar, i cili, sipas Guvernatorit duhet të jetë më kurajoz në vendimet për kreditim.

"Në përgjigje të tyre, në vazhdim të analizave dhe parashikimeve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, të miratuar sot nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe në linjë me qëndrimin e mëparshëm të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kjo ulje e normës bazë të interesit synon rritjen e stimulit monetar në ekonomi. Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit në tregun financiar, politika jonë monetare synon të mbështesë rritjen e mëtejshme të kredisë, të konsumit dhe të investimeve private. Kjo lëvizje sinjalizon gjithashtu vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në përputhje me objektivin e saj të inflacionit."-tha Sejko

Free Traffic Exchange