Dënimi i grupit të “xhihadistëve”, Ambasada Amerikane apel - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada Amerikane ne Tirane ka përsëritur apelin drejtuar shtetasve te saj qe jetojnë ne Shqipëri. Duke marre shkas nga vendimi i mbrëmjes se te martës ndaj te ashtuquajturit grup i xhihadisteve përfaqësia e SHBA kërkon qe te behet kujdes. Në një postim në faqen zyrtare kërkohet të rilexohet edhe njëherë mesazhi i muajit prill. ?Pas vendimit të së martës, ku u dënuan 9 imamët si mbështetës së terrorizmit, qytetarët amerikan, nxiten të rilexojnë edhe njëherë mesazhin e sigurisë të publikuar ne muajin prill?. Ky postim i Ambasadës Amerikanë është i dyti në një hark kohor prej 3 javësh, ku në të njëjtën mënyrë edhe më 11 prill, iu bë thirrje qytetarëve amerikane të mos kalonin nga rruga ?Jordan Misja?, pasi mund të kishte trazira pas dhënies së pretencës nga prokuroria për 9 persona e akuzuar per rekrutimin e xhihadisteve.Krimet e Rënda dënuan në total me 126 vite burg imamët e vetëshpallur dhe përkrahësit e tyre, ku gjatë dhënies së vendimit në sallën e gjyqit pati thirrje kundër Amerikës dhe politikës së saj nga të pandehurit. Në pjesë më të madhe seancat gjyqësore janë ndjekur nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.