Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh se opozita do të vendosë të hënën për qëndrimin përfundimtar lidhur me reformën në drejtësi.
Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, ku morën pjesë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, Halimi theksoi se PD do të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar draftin final të marrë ditën e sotme në komision.
?Drafti përfundimtar duhet parë nga ekspertët. Opozita shprehet dakord për komponentin antikorrupsion. Duhen parë e analizuar javën e ardhshme. Ditën e hënë do të vazhdohet me diskutimet në parim dhe komponentin antikorrupsion. Ditën e hënë do të flasim për qëndrime konkrete?, u shpreh Halimi.