Ambasadorët: Turp kush bllokon reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë me pare, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, iu është drejtuar me nje gjuhe te ashpër politikaneve shqiptare, duke iu bere te qarte çfarë rrezikojnë nese bllokojnë reformën ne drejtësi. Paralajmërimi i ambasadorit amerikan, por edhe i ambasadores se be Romana Vlahutin është përcjellë ne komisionin e reformës ne drejtësi, ne tryezën e se cilit është tashme drafti i ndryshimeve kushtetuese.Donald Lu: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.Ambasadori amerikan u ka vendosur afate te qarta deputeteve; brenda majit reforma duhet te miratohet ne komision dhe ne qershor ne seance plenare.E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë.Te njëjtat paralajmërime ka dhëne edhe ambasadorja Vlahutin.Romana Vlahutin: Kjo është nje mundësi unike per Shqipërinë, ju lutem mos e shpërdoroni atë.Qe prej fillimit, ambasadoret kane qene mbështetësit me te forte te reformës ne drejtësi e tashme qe kjo reforme ka hyre ne nje faze vendimtare presioni i tyre mbi partitë politike është rritur.