Report TV - Pasaporta false e Domart Konjarit ​në hetim polici i komisariatit nr.3

2016-05-04 2

Miratoi kërkesën e Domart Konjarit për tu pajisur me pasaportë biometrike me identitet të rremë prokuroria vë në hetim policin e komisariatit numër tre në Tiranë, i cili rezulton të jetë inspektori i zonës ku ka paraqitur lejen e banimit Konjari.

Me argumentin se inspektori i zonës nuk ka kryer hetimet e nevojshme për të dhënat e paraqitura nga Konjari dhe dyshimet se për këtë aplikim të rremë polici ka patur dijeni, prokuroria e Tiranës e ka vënë atë nën akuzë për shpërdorim detyre.

Konjari u pajis me kartë e pasaportë biometrike në tetor 2015 me identitetin Arben Lazri dhe pak ditë më pas tentoi të largohej drejt Greqisë dhe ku u ndalua.

Konjari sot hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria e krimeve të rënda si i dyshuar në krimin e organizuar në shtetin francez pas një letër-porosie të drejtësisë Franceze, por rasti i tij shkaktoi përplasje pas reagimit të Ambasadës franceze.

Kjo pasi me një vendim të gjykatës së apelit për krimet e rënda më 14 Mars 2016 ai u lirua duke hequr arrestin me burg dhe duke i caktuar si masë sigurie atë të detyrim paraqitje çdo të mërkurë ora 14:00 pranë oficerëve të policisë gjyqësore.

Free Traffic Exchange