Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Borxhi publik ka pësuar rënie të tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, për këtë periudhë borxhi vlerësohet në 69.2% të Prodhimit të përgjithshëm kombëtar, kundrejt 72.2% që ishte në fund të vitit 2015.
Ndërsa në vlerë absolute, stoku i borxhit ka pësuar një rritje të lehtë, duke prekur në fund të marsit vlerën e 1 trilion e 60 miliardë lekë nga 1 trilion e 43 miliardë që ishte në fund të 2015-ës.
Ekspertët shpjegojnë se është ende herët për të gjykuar për një rënie të nivelit të borxhit publik, që konsiderohet dhe një ndër rreziqet kryesore të financave publike, kjo pasi tendenca nuk mund të vlerësohet me një tremujor.
Nga ana tjetër, ekziston një lidhje e fortë me ecurinë e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, në raport me të cilin matet edhe borxhi, i cili gjithashtu është herët për t?u gjykuar vetëm me të dhënat e tremujorit të parë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/mf-tremujori-i-pare-2016-arrin-ne-69-2-e-gdp-ekspertet-ende-heret-qe-te-vleresohet-tendenca/