Edhe Turqia pa viza në "Schengen" - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-05-04 0

Komisioni Europian i dha mbështetjen e tij marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Turqinë, pasi Ankaraja kërcënoi të tërhiqej nga pakti i emigracionit. Në propozimin e paraqitur me këtë rast, krahu ekzekutiv i bllokut parashikon heqjen e vizave për turqit deri në fund të muajit qershor.