Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një dalje të posaçme për mediat, ka thënë sot se vjedhjet në shëndetësi po mbahen sekret, ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk i përgjigjet kërkesave zyrtare për informacion.
Në daljen për mediat,Vokshi ka bërë një sërë pyetjesh sa i përket disa shërbimeve në QSUT, ndëkrohë që ka shtuar se në spitale ka krizë totale, pasi mungojnë ilaçet dhe paisjet bazike.
Partia Demokratike, sipas saj, i bën thirrje edhe një herë drejtuesve të këtyre institucioneve të sjellin informacionin, siç e parashikon ligji.