Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Vlorës, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në kuadër të zgjedhjeve të 21 majit brenda partisë ka zhvilluar një takim me strukturat e saj në qytetin e Fierit.
Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bëri thirrje mazhorancës të zbatojë marrëveshjen e firmosur mes palëve, ndryshe do të dalë nga koalicioni.
Idrizi: Ne do të dimë të bëjmë presionin tonë dhe kush ka bërë marrëveshje me ne, asaj marrëveshje do ti shkojë deri në fund sepse ndryshe PDIU nuk do ta ketë më me vete. Votat tuaja, mbështetja juaj, janë obligim për ne. Është e pafalshme që ky vend që ka mundësi pa fund të jetojë sot në varfëri, të mos ketë politika sociale. Kjo është arsyeja pse ne morëm nismën e pensionit social që sot është një realitet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-kr...