Prishen lokalet te parku i Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis shembja e rreth 100 objekteve te paligjshme ne parkun e liqenit artificial. Aksioni ka filluar nga lokalet dhe lavazhet qe ndodhen ne hyrjet e parkut, pranë digës se liqenit dhe ne zonën e fakultetit gjeologji-miniera. Kryetari Erjon Veliaj i cili ka ndjekur ne terren prishjet, deklaroi se hapësirat e zëna ne park do t?i kthehen qytetareve. Ndërsa ne Tiran sipas tij nuk do te lejohen me ndërtime pa leje. Pas debateve me presidentin e Republikës dhe opozitën per ndërtimin e parkut te lojërave ne zonën e liqenit, kryetari Veliaj i ftoi te shprehen kundër ndërtimit te pallatit 17 katesh poshtë digës se liqenit. Tashme qe çështja e pallatit 17 katesh pranë digës është ne Gjykate, bashkia do te kërkoje pezullimin e lejes se ndërtimit per ketë objekt. Sa i përket mbrojtjes se parkut ne kodrat e liqenit është vendosur mbyllja e te gjitha hyrjeve te tij per mjetet motorike.