Report TV - Durrës, grabitet me armë një Wester Union, morën 800 mijë lekë

2016-05-04 6

Një pikë trasfertash në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga persona të armatosur.

Sipas policisë së Durrësit, dy persona me motor dhe skafandra, njëri prej tyre me pistoletë kanë kërcënuar arkëtarin duke i marrë një shumë parash prej 800 mijë lekësh.

Në momentin e grabitjes në pikën e transfertave të parave ndodhej vetëm një punonjës.

Polcia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Veç arkëtarit blutë e Durrësit kanë marrë në pyetje edhe disa persona të tjerë për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes si dhe po ekzaminohen edhe kamerat e sigurise të subjekteve aty pranë si dhe të vete pikës që u grabit.


Njoftimi i policisë
Më datë 04.05.2016, rreth orës 09:00, në lagjen Nr.14, Shkozet, dy persona me skafanda motori, dhe njëri me armë zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në bankën ?Ëestern Union ?ku kanë marrë një sasi parash.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të saj.