126 vjet burg për xhihadistët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes tensioneve dhe thirrje për allahun u shqiptua në orët e vona të së martës vendimi ndaj 9 të akuzuarave për rekrutim dhe dërgim të luftëtarëve në Siri dhe Irak. 126 vjet burg ne total ka dhëne Gjykata e Krimeve te Renda. Këto janë momentet e kundërshtimit të vendimit nga të afërm dhe përkrahës të të ashtuquajturve xhihadist. Nuk munguan edhe thirrjet kërcënues të bëra nga vetë të dënuarit në drejtim të trupit gjykues. Gjatë dhënies së vendimit kanë qenë të pranishëm në sallë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, ndërkohë që policia kishte marrë masa të shumta sigurie, duke blinduar ambientet e Gjykatës. Menjëherë pas vendimit, avokati i Orion Reçit theksoi se do ta apelojë vendimin, ndërsa imami i xhamisë së Unazës së Re u shpreh se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se nuk priste tjetër vendim. Ndërsa brenda zhvillohej gjyqi i imamëve, më herët besimtare e mbështetës te tyre u falën në oborrin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të rrethuar nga forca të shumta policie dhe agjentë të antiterrorit. Procesi ndaj nëntë të dënuarve për xhihadizëm u mbyll pas 47-të seancash. Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit. Dënimet e 9 të pandehurve:Genc Balla 17 vjet burgGert Pashai 17 vjet burgBujar Hysa 18 vjet burgOrjon Reçi 13 vjet burgVerdi Morava 13 vjet burgAstrit Tola 7 vjet burgEdmond Balla 13 vjet burgFadil Muslimani 12 vjet burgZeqir Ymeri 16 vjet burgNë përfundim të hetimeve, të pandehurit akuzohen për ?Rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit?; ?Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste? dhe ?Nxitja e urrejtjes ose grindjeve?.

Free Traffic Exchange