Negativët e Marubit transportohen në masa të rrepta sigurie, në 9 Maj çelet Muzeu

2016-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën masa të rrepta sigurie me roje private dhe efektivë të policisë së shtetit ka nisur transportimi i kutive speciale në të cilat gjenden negativët e fototekës ?Marubi?.
Nga godina e vjetër rreth 500 mijë negativë dhe objektet e radha po kalojnë në shtëpinë e re, që pritet të hapë dyert në 9 Maj.
Drejtori i Fototekës, Luçjano Bedeni, e vlerëson këtë proçes si ndër më të rëndësishmit dhe prandaj është e domosdoshme të merren masa të tilla për faktin se në këto arka ndodhet një thesar kombëtar.
Luçjano Bedeni: Janë thuajse mbi 30 persona që po monitorojnë këtë proçes, mbi të gjitha me detyrat përkatëse për sigurinë e arkave të transportit të negativëve. Kuptohet që ai është momenti me delikat sepse po flasim për objekte të një rëndësie të veçantë.
Sa i përket ditës së inagurimit, Bedeni tregohet i rezervuar të japë detaje, duke theksuar se është Ministria e Kulturës që po merre me axhendën e asaj dite.
Luçjano Bedeni: Është punuar nga Ministria e Kulturës e cila besoj se do ta lançojë pas ka ditësh, disa ditë përpara inagurimit.
Fototeka ?Marubi? është një investim i Qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/nis-zhvendosja-e-thesarit-kombetar-marubi/