Të dhënat - Tregu i sigurimeve, shqiptarët sigurojnë makinat, jo jetën

2016-05-04 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe në fillim të këtij viti, tregu i sigurimeve në Shqipëri mbeti i dominuar nga sigurimi i automjeteve që është detyrueshëm me ligj, ndërsa sigurimet vullnetare të jetës dhe pronës pësuan rënie. Përfaqësuesit e shoqërive të sigurimit shpjegojnë se mungesa e kulturës së sigurimit, por edhe të ardhurat e pakta janë arsyet kryesore pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullnetare, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e konsidreojnë një sfidë për zhvillimin e tregut.
Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe pronat e tjera.Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rreth 62% e tregut përbëhej nga sigurimi i automjeteve që është i detyrueshëm me ligj.
Ndërkohë qytetarët janë siguruar më pak në mënyrë vullnetare.
Për 3 muajt e parë të 2016-ës, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke pësuar një rënie vjetore me 11.3%, ndërsa numri i kontratave u ul me 6.1%.
Mungesa e kulturës së sigurimit, por edhe të ardhurat e pakta, janë arsyet kryesore pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullntare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tregu-i-sigurimeve-shqiptaret-sigurojne-makinat-jo-jeten/