Të ardhurat dhe shpenzimet e kreut të institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, Visho Ajazi Likës, vijojnë të lidhen me të shkuarën e tij në Kanada. Kreu i SHISH, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron se ka investuar në një kompani private, 4.5 mijë dollarë kanadez, si fond për pension. Numri një i inteligjencës shqiptare vijon të shlyejë një kredi me interes zero, për 30 vjet, për blerje apartamenti.
Ai ka marrë 5,000,0000 lekë, ndërsa ka shlyer 300,000 lekë deri në fund të vitit 2015. Visho Ajazi Lika ka deklaruar edhe 1,794,361 lekë të ardhura, të cilat burojnë nga paga si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror. Po ashtu, kreu i SHISH deklaron 5, 443.16 lekë të bashkëjetueses së tij, Brunilda Syrja Spahiu. Kjo e fundit dekoron edhe 525,001 lekë të ardhura nga paga tek Autoriteti Rajonal Shëndetësor. Ndërkaq, fëmijët e kreut të SHISH vijojnë të shlyejnë kredi për shkollimin në Kanada, por edhe të deklarojnë të ardhura nga punësimi.
Lulzim Basha
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, për vitin 2015, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën e tij si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të ardhurat e bashkëshortes. Konkretisht, Basha deklaron 1,267,273 lekë, pagën si ish-kryebashkiak i Tiranës. Ndërkaq, bashkëshortja e Bashës deklaron 25 mijë euro si pjesë e programit të EWCP në Holandë. Ndërkaq, Lulzim Basha, në deklaratën fillestare, ka deklaruar shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollar, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro, apartament në Tiranë në vlerën 17 500 lekë, apartament në Tiranë në vlerën 62 000 dollar, truall me sip. 22 100 m2 në Tepelenë etj.