Report TV - 'Xhihadistët' Gjykata: 126 vite burg 9 imamëve të vetëshpallur

2016-05-03 1

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 126 vjet burg 9 imamët e vetëshpallur të akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për ISIS-in në Shqipëri. Në mbrëmje me një vendim surprizë Krimet e Renda kanë vendosur te japin vendimin për 9 imamët.

Janë këto dënimet e ndara sipas viteve për 9 imamët:
Genc Balla të dënohet me 17 vjet burg
Gert Pashai të dënohet me 17 vjet burgim
Bujar Hysa të dënohet me 18 vjet burgim
Orjon Reçi të dënohet me 13 vjet burgim
Verdi Morava të dënohet me 13 vjet burgim
Astrit Tola të dënohet me 7 vjet burgim
Edmond Balla të dënohet me 13 vjet burgim
Fadil Muslimani të dënohet me 12 vjet burgim
Zeqir Ymeri të dënohet me 16 vjet burgim

Vendimi i marrë nga trupi gjykues u prit me thirrje e kërcënime për gjykatën nga të pandehurit e familjarët e tyre. Të dënuarit janë irrituar jashtë mase me vendimin, kanë përmendur terma në gjuhën e Kuranit dhe brenda sallës së gjyqit i janë drejtuar trupit gjykues me fjalët: ?Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin?.


Pas perfundimit te seances gjyqësore avokati i grupit të imamëve në një prononcim përmediat tha se ?ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët. Ankimin do e bëjmë ditën, jo sic u dha vendimi natën?shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur?ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, vendimin e prisnim nuk është se nuk e prisnim?gjykata e dhe vendimin për 50 minuta?.

Ndërkohë që policia kishte marrë masa të shumta sigurie per te garantuar mbarevajten e procesit të cilësuar si majft delikat per nga vete tematika. Gjatë dhënies së vendimit ashtu sikurse ishte bërë me dije dhe më herët, kanë qenë të pranishëm në sallë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Sakaq, mbështetësit e të dënuarve kanë kërcënuar jashtë gjykatës edhe gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin.Është dashur ndërhyrja e forcave të Shqiponjës që të normalizojnë situatën.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit