Riorganizimi i Partisë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eksperienca është cilësia me e rëndësishme per riorganizimin e partisë; kjo eshte përgjigja e nënkryetarit te PD Edi Paloka ndaj zërave kritike per drejtuesit e grupeve te punës te përcaktuar nga kryesia e Partisë Demokratike pak dite me pare. Ne listën me 12 emra spikasin ish-ministrat e kabinetit Berisha, por per Paloken, i cili vete do te drejtoje punën ne Tirane, ndarja e te rinjve e te vjetërve nuk duhet te ekzistoje ne PD.?Ajo qe ka rendësi eshte qe Partia Demokratike nuk është parti as e te vjetërve e as e te rinjve, është parti e te gjithëve. Tjeter qe duhet te kenë parasysh gazetaret, sepse unë shpresoj qe anëtaret e Partisë Demokratike dhe sidomos te kryesisë, duhet ta kene te qarte kete, qe keto jane grupe qe do merren me riorganizimin dhe ristrukturimin e partisë dhe absolutisht përvoja është gjeja me e rëndësishme ne raste te tilla. Këto nuk kane te bëjnë as me emrat e deputeteve te ardhshëm, as me mënyrën se si do te funksionoje grupi parlamentar apo struktura te tjera te partisë. Pra nese ka nga këto lloj keqkuptimesh eshte koha qe te fashiten si keqkuptime.?Si pjese e riorganizimit 35 dege do t?i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe nuk kane munguar te pakënaqurit siç ishte rasti i kreut te degës se Pogradecit, Renato Preza, i cili dha dorëheqjen nje dite me pare. Por per Paloken demokratet nga anëtari me i thjeshte e deri tek funksionaret e larte duhet ta kuptojnë se ky proces ka vetëm nje qellim, forcimin e partisë ne prag te betejës elektorale.?Emrat, ndryshimet qe mund te vijnë gjate ketij procesi janë normale logjike dhe jane bazuar mbi disa faktorë. Ne para se te hyjmë ne kete proces kemi bere nje analize neper dege; ka debate qe disa dege jane fituar, është fituar pushteti lokal nga Partia Demokratike dhe pse duhet te kemi ndryshime, jo gjithmonë dega ka funksionuar si duhet edhe ne raste kur ne i kemi fituar zgjedhjet. ?Paralelisht me riorganizimin e strukturave demokratet kane gati edhe programin qeverisës; por thelbësore per ta mbetet reforma zgjedhore.?Absolutisht nese ne Shqipëri nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme, kot diskutojmë per pikat e tjera?.Drejtuesit e grupeve kane 2 muaj kohe per te riorganizuar strukturat e partisë, te cilat ne çdo proces elektoral jane pika kyçe per rezultatin ne zgjedhje.