Report TV - Anëtarët e Kushtetueses, Nishani takime me grupet parlamentare

2016-05-03 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nisur takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në garë janë 15 juristë për të zëvëndësuar Sokol Berberin dhe Vladimir Kriston të cilëve u ka përfunduar mandati.

Takimet u zhvilluan çdo një orë me Gramoz Ruçin, Edi Palokën, Petrit Vasilin, Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin.

Presidenti Nishani u ka dorëzuar dosjen me CV e 15 kandidatëve dhe i ka pyetur nëse kanë kontestime për ndonjërin prej tyre.

I vetmi që bëri të qartë qëndrimin e tij ishte kreu i grupit të PD-së Edi Paloka.

Për aq kohë sa Reforma në Drejtësi nuk është miratuar sipas Palokës, çdo gjë duhet të funksionojë sipas ligjeve të vjetra.

?Nuk kemi preferenca për emra të veçantë, por kërkojmë zbatimin e Kushtetutës?, u shpreh Paloka.

I pyetur nëse kandidaturat janë të parakohshme për shkak të reformës në drejtësi, Paloka tha se reforma në drejtësi nuk është zgjidhje për gjithccka.

Sipas tij, nuk është përgjegjësi e reformës në drejtësi pse shqiptarët sot janë të varfër dhe po largohen.

?Reforma në drejtësi është bërë si shpëtimtari i gjithçkaje. Dhe kur njerëzit nuk kanë bukë në shpi, del Rama dhe u thotë duhet bërë reforma në drejtësi. Kjo reformë duhet bërë atëherë kur të realizohet. Ne sot kemi ligje dhe Kushtetutë dhe absolutisht ato duhen zbatuar. Reforma nuk është shpëtim për gjithçka. Ta kenë parasysh edhe ato që e përdorin si justifikim për gjithçka. Nuk janë të varfër shqiptarët se nuk po krijohet reforma në drejtësi, nuk po ikin shqiptarët dhe nuk po vidhen nga qeveria për shkak të reformës në drejtësi?, tha Paloka.

Mes kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë dhe ish anëtari i KLD-së Lulzim Lelcaj, ish kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe ish prokurori Skënder Demiraj, djali i të cilit u vra pak vite më parë nga Kostandin Xhuvani