Zbulohet mish jashtë standardeve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar një thertore mishi në Vorë, Duka RJMI, pasi ka tregtuar produkte në kushte frigoriferike jashtë standardeve. Kreu i këtij institucioni Isuf Shehu, tha se bëhet fjalë për 10 kuintalë mish, i cili ve në rrezik shëndetin e qytetarëve. Për këtë janë çuar për ndjekje penale edhe 2 inspektorë. Por si ka funksionuar e gjithë skema? Dyshohet se inspektorët e AKU-së kanë lejuar me dashje tregtimin e këtyre produkteve edhe pse janë gjetur shkeljet. Në një kontroll të dytë që ky autoritet ka bërë për një çështje tjetër, është zbuluar sasia e mishit e cila nuk lejohej të tregtohej. Tashmë po bëhet zbulimi i gjithë zinxhirit të dyqaneve që e kanë blerë, në mënyrë që të ndalohet shitja i tij te konsumatori. AKU ka pezulluar edhe aktivitetin e 11 farmacive bujqësore, të cilat u shisnin fermerëve pesticide të skaduara, fara dhe fidanë të dëmtuar. Një pjesë e mirë e bujqve në zonën e Lushnjës janë ankuar për prishje të produkteve të tyre dhe humbje të mëdha ekonomike.