Pranga mikut doktor të Elton Çiçës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autori i vrasjes së Elton Çiçës në lokal dy ditë më parë vijon të mbetet mister për policinë, ndërkohe qe ne pranga ka rene miku i tij doktor. Sipas policisë 31 vjecari Redjan Rraja nga Nikla e Fushë Krujës u arrestua pasi prishi skenën e krimit dhe ka bere veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës. Ne vendngjarje hetuesit kane gjetur 3 predha ndërkohe qe dyshojnë se Rraja ka marre celularet e Çiçës, por edhe armen qe ai mbante ne çante. Këto objekte të viktimës ende nuk janë gjetur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në ambientet e lokalit ?De Niro? ku Elton Çiça u qellua tre herë nga nje person ende i paidentifikuar. Një plumb ne koke e tjetri ne trup ishin fatale për 36 vjecarin, i cili humbi jetën rrugës për ne spital. Edhe pse policia vijon hetimet ende nuk ka gjë mbi identitetin e vrasësit apo për motivin e krimit. Kjo për shkak se blutë nuk kanë mundur të lidhin vrasjen e Çiçës me hakmarrjen. Për të forcuar pistat se krimi ka ndodhur si pasoje e zinxhirit te ngjarjeve pas grabitjes se prindërve te 36 vjecarit, policia shoqëroi në qytetin e Laçit 3 persona kushërinj të Robert Ramës. Ky i fundit u vra në Durrës në një atentat mafioz në korrik të vitit 2015. Rama edhe pse mik me 36-vjecarin dyshohej se ishte viktimë e hakmarrjes për grabitjen prindërve të Çiçës, në Tepelenë me 31 mars të vitit të kaluar. Po ashtu u shoqërua edhe Elvis Imeri, pronar i një kompanie duralumini në zonën e Kombinatit. Ai gjithashtu ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e prindërve të Çiçës. Kjo pasi ai dhe i vëllai dyshohet se kishin informuar autorët për vendndodhjen e parave, pasi kishin punuar me dyert dhe dritaret e duraluminit të familjes Çiça në Tepelenë. Dy vëllezërve Imeri, në gusht të vitit të kaluar iu kryen dy atentate me eksploziv në njërin prej të cilëve mbeti i plagosur Elton Imeri. Por edhe pas këtyre shoqërimeve, policia ende nuk ka një piste zyrtare hetimi.

Free Traffic Exchange