http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Federata kosovare e futbollit e krijuar ne vitin 1946 dhe e riorganizuar ne 2008 ka patur nje kalvar te gjate prej gati 8 vjetësh per t?u pranuar ne organizmat ndërkombëtare. Ne 6 maj te 2008 ata aplikuan per te organizuar ne FIFA, por u refuzuan me arsyetimin se nuk ishte ne përputhje me nenin 10 te statutit se vetëm nje shtet i njohur nderkombetaresisht mund te pranohet me te drejta te plota. Ne 22 maj te 2012 mes tentativave per te aplikuar përsëri dhe kundërshtimeve te forta, FIFA u detyrua te pranoje vetëm takimet miqësore te Kosovës. Federata Serbe e Futbollit protestoi me nje lobim edhe nga ish-kreu i UEFA Mishel Platini dhe me pas FIFA e pezulloi vendimin. Po ne ketë date kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana dhe ndërkombëtaret zvicerane te gjithë me origjine nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami i kërkuan ne nje letër kreut te FIFA qe Kosova te lejohet te zhvilloje ndeshje miqësore. Ne shkurt te 2013 FIFA njoftoi se do te lejonte qe Kosova te luaje kundër kombëtareve ne garat jo zyrtare te te rinjtë dhe niveli amator, kombëtare femra, por edhe nivel klubi, por pa shfaqur simbolet kombëtare si flamur apo himni. Kosova nuk duhet te luante me shtetet fqinje pa nje leje nga Federata Serbe e Futbollit. Tre dite pas nje takimi mes federatave te Kosovës dhe Serbisë, ne 13 janar te 2014 FIFA dha vendimin zyrtar se Kosova do te luaje miqësore kundër shteteve anëtare te FIFA. Disa klube te futbollit ne veri te Kosovës refuzojnë te jene pjese e FFK, duke mare pjese ne ligat serbe. Ne kategorinë e katërt te Serbisë jane edhe dy zona me ekipe nga Kosova, si liga e Zonës se Moravës dhe liga e Kosovës Veriore.