Afrofeja ikën me qershorin, Rama: Brenda këtij muaji, nuk do ketë më fatura të tilla- Ora News

2016-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda muajit qershor, shqiptarët do të paguajnë energjinë elektrike që harxhojnë dhe jo më fatura afrofe. Kryeminsitri Edi Rama dha garancinë për përmbushjen e këtij zotimit nga zona e Spitallës dhe Durrësit të ri, ku përmes një investimi prej 6.5 milionë dollarë, banorët nuk do vuajnë me mungesën e energjisë elektrike.
Qershori, është afati i fundit që Kryeministri Edi Rama i ka lënë autoriteteve për të hequr faturat afrofe të energjisë elektrike, që rëndojnë në xhepin e familjeve shqiptare.
Zotimin , Kreu i qeverisë e artikuloi nga zona e Spitallës dhe Durrësit të Ri, që kanë vuajtuar për vite me radhë mungesën e energjisë elektrike, por tashmë 40 mijë banorët do të shohin dritë në shtëpitë e tyre, falë një investimi prej 6.5 mln dollarë në rrjetin ekzistues.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/afrofeja-iken-me-qershorin-rama-brenda-ketij-muaji-nuk-do-kete-me-fatura-te-tilla/