Report TV - ‘Xhihadistët’, imami: S'dua avokat familjarët falen para gjykatës

2016-05-03 2

Një prej imamëve të vetëshpallur, Astrit Tola, i ka kërkuar avokates në seancën e sotme, që të mos vijonte më me mbrojtjen ndaj tij, pasi feja nuk ia lejon.

?Mos me mbro pasi s?kam nevojë për mbrojtjen tënde, mbrojta ime është sipas fesë?, i tha Tola avokates së tij mbrojtëse (e zgjedhur nga shteti).

?Mbrojta me avokat është padrejtësi që na bëni pasi s?na lejohet me fe?, shtoi ai.

Sot, po zhvillohet pa praninë e mediave edhe seanca e fundit e mbrojtjes ndaj 9 imamëve të vetëshpallur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të cilët akuzohen për terrorizëm. Prokuroria ka kërkuar për 9 të panehurit, 152 vite burg në total.

Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore, familjarë të akuzuarve janë lutur në ambientet përpara gjykatës.