Report TV - Zbardhet letra e BE, EURALIUS nis punën me Manjanin për Kodet

2016-05-03 2

Negociatat politike për përmbylljen e draftit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi po ecin me ritme të ulëta. Kjo gjë ka shqetësuar misionin e Bashkimit Evropian, dhe njësinë speciale të saj në Shqipëri që asiston këtë reformë, Euralius. Shqiptarja.com zbardh një letër që ky mision i ka dërguar ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani, kreut të komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, e një sërë aktorëve të tjerë të rëndësishëm pjesë e kësaj reforme. Kjo letër shoqëron një paketë ndryshimesh që ky mision, në kuadër të reformës në drejtësi, propozon për ndryshime në Kodin Penal dhe në Kodin për Procedurën Penale.

Në letër thuhet se negociatat politike po ecin ngadalë, dhe se në këto kushte, duhet të punohet paralelisht për ndryshimet në kode e ligje të tjera të rëndësishme. ?Procesi i reformës që po kryhet në Parlament mund të kërkojë një konsultim më të shpejtë (deri në fund të prillit?), ndaj përmirësimi i formulimeve dhe strukturave në fjalë mund të bëhet paralelisht me ose si rezultat i procesit të konsultimit. Ne japim këto vendime për palët politike të angazhuara dhe jemi të gatshëm për të kontribuar më tej?-thuhet në letër. Në këtë mënyrë, ky mision ka nisur punën e rekomandimeve konkrete për Kodet, duke e bërë ëktë punë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

?Në kuadër të reformës në vazhdim, aktorët politikë u pajtuan se ministri i drejtësisë ka përgjegjësinë mbi Kodin e Procedurës Penale dhe e jep këtë projekt si një kontribut për procesin e reformës në vazhdim. Kjo është arsyeja pse Euralius ja dërgon këtë draft ministrisë së drejtësisë. Versioni shqiptar duhet të ri-kontrollohet nga ekspertë shqiptarë për të parë teknikën tradicionale shqiptare legjislative dhe formulimin ligjor shqiptar. Struktura e draftit aktual ndjek legjislacionin ekzistues. Ndokund mund të ketë nevojë për të rinovuar të gjithë strukturën e ligjit për të bërë ndryshime strukturore logjike më. Kjo do të nënkuptonte zgjedhje dhe zhvendosje në artikuj apo edhe të paragrafëve?-thuhet në letër.

Free Traffic Exchange