Report TV - Ahmetaj: SHISH e Prokuroria po hetojnë shqiptarë të "Panama Paper"

2016-05-02 0

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaron se autoritetet shqiptare po hetojnë për emra të shqiptarëve të përfshirë në skandalin e ?Panama Paper?. I ftuar në ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv, Ahmetaj tha se institucionet ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria dhe Drejtoria kundër Pastrimit të Parave, po bëjnë punën e tyre në bashkëpunim me agjencitë partnere.

?Ju e dini që aty procesi vazhdon dhe institucioni jonë përkatës pret informacione të vazhdueshme për të bërë atë që duhet të bëjë me ligj. Institucionet shqiptare që s?është vetëm një, por siç është drejtoria e parandalimit të parave, që është në kontakt me të gjithë partnerët?, u shpreh Ahmetaj.