Një grua denoncon Shullazin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-02 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria për Krime të Rënda, mori kallëzimin e parë kundër Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Burime pranë organit të akuzës, thanë se një grua ka denoncuar Shullazin e Danin për marrjen e një prone në afërsi të zonës së njohur si ?Zogu i Zi? e që kap një vlerë rreth 1 mln euro. Kallëzuesja mësohet se ka treguar se prona i është marrë paligjshmërisht dhe është regjistruar në emër të Gilmando Danit. Për këtë denoncim, prokuroria ka marrë në mbrojtje juristen, e cila ka thënë se Shullazi e banda e tij kanë kërcënuar edhe gjyqtare, të cilët jane detyruar ta japin vendimin në favor të bandës së tij. Nga ana e saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar informacion nga zyrat hipotekore, të cilat pritet t?i vënë në dispozicion materialet. Organi i akuzës pritet të marrë dhe kallëzime të tjera për të cilat pretendohet se Shullazi është i përfshirë kryesisht në raste gjobëvëniesh. Emiljano Shullazi Gilmando Dani e Blerim Shullazi mbahen në paraburgim pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënies, shkatërrim prone me eksplozive mbajtje pa leje te armeve.

Free Traffic Exchange