Report TV - Vrasja e Çiçajt, shoqërohet i dyshuari që i grabiti prindërit

2016-05-02 1

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e Elton Çiçajt, 36-vjeçari i ekzekutuar të dielën në mbrëmje në rrugën ?Gjin Bue Shpata?, pranë stadiumit ?Selman Stërmasi?.

Ai ishte në një bar, në shoqërinë e gazetarit Spartak Koka dhe të një oficeri policie. Në këtë kohë, po në këtë lokal ishte edhe ish- ministri i Brendshëm, dhe deputet i LSI-së Luan Rama. Në këtë kohë, një person futet në lokal, i veshur sportiv me një kapele të bardhë me strehë.

Pranë tavolinës së Çiçës, ai i thërret me emër, viktimën dhe më pas qëllon dy herë ndaj tij. Autori doli nga lokali duke larguar me një veturë që e priste në rrugën pranë stadiumit ?Selman Stërmasi?, duke u larguar drejt ?Komunës së Parisit?.

Çiça u nis drejt spitalit të Traumës, por rrugës ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Policia konfirmoi se viktima kishte dy plagë vdekjeprurëse në kokë, dhe iu gjetën dy fishekë të një kalibri 5 mm.

Free Traffic Exchange