Ujitja e tokave, nis pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse nga Bashkia Roskovec- Ora News

2016-05-02 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

19 milion lekë janë vënë në dispozicion nga Bashkia Roskovec për pastrimin e 9 km kanale kulluese dhe vaditëse. Ndërhyrja në sistemin e ujitjes vjen pas një mungese 20 vjeçare. Sipas Kryebashkiakes Majlinda Bufi, ujitja është një element shumë i rëndësishëm për prodhimin bujqësor në këtë zonë.
Bashkia Roskovec ka nisur punën për pastrimin e rrjetit kullues dhe vaditës.
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, pohon se sistemi i vaditjes është një faktor i rëndësishëm në prodhimin bujqësor .
Për këtë qëllim Bashkia Roskovec ka financuar shumën e afro 19 milion lekë të reja në pastrimin e sistemit të kanaleve vaditëse si dhe të instalimit të stacionit të pompave që do të shërbejnë për vaditjen e tokave.
Rreth 9 km kanale do të pastrohen dhe do jenë gati për sezonin e verës dhe në ndihmë të fermerëve për vaditje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ujitja-e-tokave-nis-pastrimi-i-kanaleve-kulluese-dhe-vaditese-nga-bashkia-roskovec/