Report TV - Shoqërohet pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, publikoi pamjet nxori sekretin hetimor

2016-05-02 13

Pak orë pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja e Elton Çiçës, policia nxorri njër urdhër shoqërimi për pronarin e lokalit, Lorenc Sallakun.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga policia e kryeqytetit. Sipas saj, Sallaku është kërkuar të shoqërohet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të dhënë sqarime në lidhje me publikimin e videos si dhe të disa fotove.

Argumentimi i shoqërimit të tij sipas burimeve të policisë është se ai ka kryer veprime që dëmtojnë sekretin hetimore duke publikuar fotot dhe pamjet. Policia ka pretenduar se Sallaku, ka negociuar me media të ndryshme për të shitur pamjet e kamerave të sigurisë. Pas shoqërimit të tij, nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ndalimin apo jo të Sallakut.

Free Traffic Exchange