Korçë, Rama inspekton rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit 8- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-05-02 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rajoni juglindor është bërë stacion ndalese disaditore për kryeministrin Edi Rama. Veç festimit të pashkëve në Korçë, kryeministri është ndalur për të parë nga afër zbatimin në terren të projekteve të rëndësishme të qeverisë në këtë zonë.
Një prej tyre, projekti I rrugës Qukës-Qafë Plloçë, një investim me vlerë 152 mln dollar, i rikonceptuar për të reaizuar edhe lidhjen me fshatrat duke përfshirë 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë, .
Segmenti rrugor shihet me rëndësi për ekonominë shqiptare, pasi ai do shkurtojë distancat nga Porti i Durrësit, me Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj dhe bashkon Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.
Ndërtimi i këtij aksi, pritet të shkurtojë me afro 1 orë, distancën nga Tirana në Korçë. Siguria në rrugë, ishte fjala kryesore e kryeministrit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-inspekton-rrugen-qukes-qafe-plloce-pjese-e-korridorit-8/