Report TV - Zbardhet raporti, 29 shqiptarë u përgjuan në Facebook gjatë 2015

2016-05-02 0

Në harkuan kohor të një viti, thuajse çdo muaj, 2 llogari të shqiptarëve në rrjetin social Facebook janë përgjuar nga shërbimet inteligjente gjatë vitit 2015.

Këtë e bënë me dije vetë Facebbok, ku në raportin vjetor deklaron se ka bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të survejuar persona me prirje ekstremiste si dhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në harkun Janar-Qershor 2015, Facebook ka miratuar 8 kërkesa për përgjim të 14 adresave dhe në periudhën qershor-dhjetor 5 kërkesa me 15 përdorues apo llogari.
Vetë policia apo prokuroria tregohen të rezervuara në operacionet që kryejnë nëpërmjet gjurmimit në Facebook, por më e fundit është ajo e vëllezërve nga Lazarati Alban e Arbjon Aliko.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, gjykata e Tiranës ka miratuar një tjetër kërkesë për vënien në survejim të 3 adresave në Facebook të shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Njësia e krimit ekonomik në policinë e Tiranës dhe të shtetit, prej kohësh, ka krijuar njësinë e posaçme të gjurmimit të aktiviteteve kriminale në rrjetet sociale, ku më të përhapurat rezultojnë tregtimi i drogës dhe aktivitetet e prostitucionit.

Free Traffic Exchange