http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqyteti gjatë fundjavave kthehet në argëtimin e të rinjve, ku alkooli është pjesë e pandashme e mbrëmjes. E në një natë me alkool të rastis të shohësh edhe shpejtësinë marramendëse. Ka dhe nga ata, të cilët gjatë kontrolleve justifikohen se kanë pirë vetëm një gotë, vetëm që mos t?u hiqet patenta. Ka te tjerë qe kanë konsumuar aq shumë alkool saqë nuk kane rruge tjetër përveçse te provojnë prangat ne duar. Në vetëm 12 orë shërbimet e policisë rrugore pezullojnë 40 deri në 50 leje drejtimi, shumica prej të cilave për shkak të alkoolit dhe lëvizjes tej normave të shpejtësisë. Më shumë se 50 drejtues mjetesh dërgohen në komision, pasi mendojnë se semaforët punojnë vetëm ditën, ndërkohë që me qindra gjobiten, pasi përdorin celularin dhe nuk vendosin rripin e sigurimit.