Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muzika Jazz në trenin e linjës Tiranë- Shkodër ishte e përshtatur edhe me veshjet tipike të viteve 1920, kur kjo muzikë shpërtheu fuqishëm. Çdo detaj i ngjante një dekori filmi të vjetër
Pas udhëtimit me tren gjithçka u zhvendos në qëndër të qytetit të Shkodrës ku për disa orë radhazi në qëndër të qytetit pikërisht në një prej vendeve simbol të kryeqendrës së veriut, ?Kafes së Madhe? të rinjtë e të rejat kërcyen për diasa orë nën ritmin e muzikës jazz
Pas Big Band të Shkodrës dhe grupeve tjera, atmosfera u zhvendos në Teatrin ? Migjeni? ku Hemingëay Fan club mbylli maratonën sëing me grupin e muzikantëve italiano-amerikan.
?Fantastike, është hera e tretë që vi në Shqipëri dhe cdo herë është më mirë. Në Shkoder është hera e parë, por në Tiranë kam qënë dy herët e tjera. Me pelqejnë njerëzit, janë të gjallë na kanë pritur mire, shumë pozitive. Sëingu, jazzi i parë popullor i cili i bën njerëzit të kërcejnë. Në vitet 20 ? 30 ka qënë mjaft e përhapur, por edhe sot ajo pëlqehet?.
Maratona e Sëingut u zhvillua falë mbështetjes së Ambasadës Amerikane dhe Bashkisë Shkodër, duke i dhënë një tjetër dimension muzikës Jazz e cila në Shkoder ka qënë e preferuar ndër vite dhe së cilës i janë kushtuar disa festivale
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/jazz-ne-trenin-e-linjes-tirane-shkoder/