Rama inspektim në Juglindje - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atyre që udhëtojnë nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas u duhet mesatarisht 3 orë e 30 minuta kohë. Por me ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kjo distancë pritet të shkurtohen gati me 1 orë. Investimi, i cili kap vlerë 152 milion dollarë dhe po vijon zbatimin në terren është inspektuar nga kryeministri Edi Rama.?Me të drejtë njerëzit nuk e kuptojnë, sepse i duan gjërat të bëra me shpejtësi. Por, që të bëhen me shpejtësi të madhe duhen filluar që nga baza, ashtu siç duhen, jo t?i rikthehesh dhe njëherë themeleve, se përndryshe mund të bjerë e gjithë ngrehina.?Kryeministri theksoi se janë marrë masat që në këtë projekt të gjithë komunitetet t?a aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara.?Një nga problemet kryesore që kishte projekti ishte që ishte një mur me rrugë, ku asnjë nga njerëzit e gjithë kësaj hapësirë nuk kishte asnjë lloj aksesi. Pastaj, me dëmin përkatës për ekonominë, për aspektin social. Tani është marrë masa që të gjithë komunitetet ta aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara. Njëkohësisht, për sa i përket çështjes së vaditjes, të mos ketë dëmtime dhe pengesa për shkak të rrugës.?Kjo rrugë, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit afron Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor. Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit. Rama është ndalur edhe tek landfilli i Maliqit, një tjetër investim i rëndësishëm për rajonin e Korçës.?Modeli është i duhuri dhe është një shembull edhe për zonat e tjera, që bashkitë, duke shfrytëzuar edhe reformën territorial-administrative të lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë që të ulin shpenzimet dhe të rrisin cilësinë e shërbimit të mbledhjes dhe përpunimit të mbeturinave dhe jo vetëm për këtë, por edhe për ujësjellës dhe skema të tjera të menaxhimit të përbashkët që japin shumë më tepër sensin e ndërmarrjes dhe largojnë traditën e tmerrshme të shpenzimeve, sikur janë të gjithë në mallin e babait.?Pjesë e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve janë edhe tre stacione transferimi, në Pogradec, Devoll dhe Kolonjë, për të mundësuar transportin e mbetjeve në vend depozitimin e Maliqit.

Free Traffic Exchange