Report TV - Asocciated Press: Çelja e Bunk'art ofron një atraksion modern turistik

2016-05-01 1

E kush nuk do të donte të shihte një ish bunker bërthamor top sekret të periudhës komuniste? Kështu e nis shkrimin Associated Press dedikuar përpjekjeve të Shqipërisë për të tërhequr turistët me anë të Bunkart, ?relika e fundit e të kaluarës së errët komuniste që është shndërruar tashmë në një atraksion modern turistik?.

AP shkruan se qeveria socialiste ka njoftuar se do të hapë Bunkart-in për turistët, që agjencia e cilëson si një ishull fortesë, ndërsa përgatitet të nxjerrë në ankand edhe flotën e vjetër të avionëve luftarakë sovjetikë dhe kinezë.

AP kujton ish regjimi komunist ndërtoi mbi 700 mijë bunkerë betoni të të gjitha përmasave nga paranoja e një pushtimi prej armiqve imagjinarë.

?Mbretëresha e të gjithave, një godinë ekstravagante 5 katëshe në rrethinat e Tiranës që kishte si qëllim të mbronte udhëheqësit e vendit nga një sulm bërthamor, u hap për publikun 2 vite më parë. Autoritetet planifikojnë ta hapin sërish këtë verë?- thotë AP.

Free Traffic Exchange