10 vjet “Bypass Show” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot me një maj ?Bypass Show? mbush dhjetë vjeç. Si një nga emisionet e para satirike, ky format u krijua jo si një nevojë e tregut për një emision informativ më shumë, por si një etje e publikut për informacione ndryshe. Në studion e këtij emisioni janë sjellë me dhjetëra figura politike dhe personalitete të fushave të ndryshme; janë trajtuar një pafundësi temash të nxehta dhe shqetësuese për publikun; si dhe janë bërë më qindra inskenime, skeçe dhe material filmike, që kanë pasur si synim pasqyrimin e realitetit. Për sa i përket suksesit, Bypass-i është nderuar me disa çmime, ndër të cilat po përmendim: çmimin e revistës italiane ?Di Piu TV?, e cila monitoron të gjitha emisionet televizive në rajon. Nëpërmjet një përmbledhje ajo e shpreh kontestin e Bypass-it vetëm në një fjali: Kështu bëhet satirë në Shqipëri. Vetë Bajko, e ka përcjellë këtë produksion si një shfaqje të groteskut anglez, që përtej të gjithave ju fton ta merrni seriozisht. Sepse siç thonë edhe britanikët ?Satira ashtu sikurse grotesku i lehtë janë bërë për të dyshuar?. Moderatori i këtij emisioni, Agim Bajko, mori çmimin personazhi i vitit nga Vlerësimi Vjetor Radioteleviziv për sezonin 2008-2009. ?Bypass Show?, në dhjetë vjet transmetim ka qenë jo vetëm subjekt, por edhe objekt i prodhimit të tij; jo vetëm kuzhinë, por edhe pjatë, duke iu sevirur plotësisht publikut si një prodhim sarkastik 100 për qind origjinal.

Free Traffic Exchange