http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është përgjakur nga aksidentet automobilistike kjo e diele. Një person ka humbur jetën ne orët e para te mëngjesit ne Velipojë. Viktima ka mbetur 24-vjeçari, Elsid Leva. I riu ka qene duke udhëtuar me mjetin e tij kur ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në ujërat e hidrovorit te Velipojës. 24-vjecari i cili drejtonte mjetin tip ?Benz? po udhëtonte në drejtim të banesës së tij, pasi me herët kishte ndjekur meshën e shenjte te pashkëve në qytetin e Shkodrës. Për të nxjerrë Elsid Levën nga automjeti është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Burime te policisë thane se 24-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital. Një tjetër aksident më vdekje u shënua në aksin rrugor Lushnje-Fier. Në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës, një automjet tip ?Volsvagen Tuareg?, ka përplasur një motoçikletë me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E.K, i cili mbeti i vdekur ne vend. Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e automjetit, 26-vjeçarin Kadri Cenku.