Mesha e shenjtë e Pashkëve në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-01 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se 35 mije qytetare korçare, dhe te tjerë te ardhur nga shume qytete te vendit, si edhe emigrante te ardhur nga Greqia morën pjesë në meshën e Ringjalljes së Jezu Krishtit. Korça ka qene qyteti ku te gjithë duan te festojnë Pashkën, sepse krejt ndryshe nga qytetet e tjera te vendit për gjate gjithë javës ka një atmosfere festive te veçante, kjo dhe per shkak te traditës qe ka qyteti. Edhe Shkodra kryeqendra e veriut ka kremtuar Pashkët Ortodokse. Qindra besimtare kane ndjekur meshën e shenjte. Me qirinj ne duar qytetaret kane uruar per me shume mbarësi ne familjet e tyre. Besimtarë ortodoksë të qytetit të Elbasanit iu drejtuan kishës ?Shën Nikolla? për të kremtuar pashkët. Në ndryshim nga vitet e tjera meshën e ka drejtuar per here te pare mitropoliti i ri Elbasanit, Librazhdit dhe i Gjinarit Imzot Andoni. Pashka cilësohet si një nga festat më te rëndësishme të besimit ortodoks dhe simbolika e saj janë vezët. Ne Berat ringjallja e Krishtit është kremtuar në Katedralen e ?Shën Dhimitrit?. Mesha u mbajt nga Mitropoliti i Beratit,Kaninës,Vlorës dhe Myzeqesë, Imzot Ignati. Pas meshës së shenjte, te gjithë besimtarët u lutën për me shume paqe e mbarësi.