Report TV - Ortodoksët kremtojnë pashkët në Katedralen Ngjallja e Krishtit

2016-05-01 0

Qindra besimtarë i janë drejtuar këtë mbrëmje katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë për të kremtuar festën e Pashkëve.

Me qirinj në duar, si simbol i fitores mbi vdekjen, besimtarët ortodoksë po ndjekin liturgjinë e përvitshme të kësaj ceremonie që ka për synim të përcjellë mesazhe shprese, paqeje e dashurie.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.

Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.