Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë e Vorës, është shprehur se ka vendosur të sjellë një model të ri dhe standard të ri në politikën shqiptare.
Dhe kjo do të dëshmohet me zgjedhjet ?një anëtarë- një votë? për zgjedhjet e drejtuesve të partisë dhe Forumit Rinor, dhe do ta vazhdojë me përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet. 35% e kandidatëve do të jenë të rinj, por përveç kësaj risie e veçantë është dhe përzgjedhja e tyre sipas modelit amerikan të përballjes.
"49 kandidatë nga 140 kandidatët e ardhshëm do të zgjidhen me votën e drejtpërdrejtë nga radhët e rinisë demokrate. Ju do të nxirrni dhe evidentoni përmes gjykimit dhe votës tuaj, më të mirët ata që ju përfaqësojnë më së miri. Do të rreshtoni ata me denjësi në listën e betejës tonë të ardhshme që do të jetë lista e vlerave përballë listës së antivlerave. Do të jetë lista e besimit përballë listës së dëshpërimit. Do të jetë lista e shpresës përballë listës së zhgënjimit dhe depresionit.