Rama viziton disa sipërmarrje në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premtimi që çdo fermer shqiptar të marrë ujë në tokën ku punon, shumë shpejt do të jetë një realitet i prekshëm edhe për fermerët e Korçës. Kryeministri Edi Rama i pranishëm këtë të shtunë në Lumanas të Korçës është shprehur se qeveria ka vene në dispozicion të fermerëve një buxhet prej 5 miliardë lekësh. Ne te gjithë zonën do te investohet për mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes dhe të kullimit tha Rama.?5 mijë hektarë në këtë zonë ku njerëzit janë punëtorë, janë fjalë pak, ku kërkojnë vetëm ujë, i shtohen vetëm nga paketa financiare e mbështetjes dhe mbështetjes logjistike që ka dhënë qeveria. Jam i bindur që deri në fund të vitit të ardhshëm ta çojmë deri në 200 mijë ha, pra pothuajse ta dyfishojmë tokën e ujitshme në Shqipëri nga 2013 dhe të krijojmë një bazë komplet tjetër për të gjithë njerëzit që duan të jetojnë me punë të ndershme në fshat. Sepse, fatkeqësisht ka shumë të papunë me shumë për shkak të mungesës se ujit. Është fatalitet!?Kreu i qeverisë ka vizituar në Korçë edhe një prej pikave të grumbullimit, dhe tregtimit të mollëve. Kjo sipërmarrje aplikoi në skemat e qeverisë për te marre mbështetje. Rama e ka cilësuar këtë pikë si një model suksesi që duhet të shtrihet edhe në rajone të tjera bujqësore. Kryeministri është ndalur me tej edhe ne nje pike te grumbullimit te bimëve medicinale.