Report TV - Albanian ICT Awards, vlerësohen talentet në fushën e informatikës

2016-04-30 1

Albanian ICT Awards është finalizuar mbrëmjen e së premtes, me ceremoninë tradicionale të Mbrëmjes Gala ku u bë edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategori të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Ky konkurs mbarëkombëtar, njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në hapësirën mbarëshqiptare ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse.

Çmimin e madh TIK Inovacioni i Vitit e rrëmbeu Rron Cena me projektin 3D Printer. Bleart Këpuska fitoi çmimin "Ylli në Ngritje". Çmimin në kategorinë "TIK Shërbimi Publik i Vitit në Kosovë" për vitin 2015 e fitoi Komuna e Prishtines. Çmimin "TIK Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri" e fitoi AKSHI me projektin e-Albania. Çmimin në kategorinë "Femra në ICT" e fitoi Erisa Terolli. Genti Selenica u vlerësua me çmimin "TIK Mobiliteti i Vitit" me projektin Baboon. Çmimin në kategorinë "Akademiku i Vitit në ICT" e fitoi Blerim Rexha. Çmimi "Diploma e Vitit në ICT" shkoi për Evio Abazin. Edicioni i katërt i Albanian ICT Awards kishte rezervuar një suprizë, një çmim të ri "ICT Researcher of the Year" për vitin 2015 të cilin e fitoi Dr.Shkelzen Cakaj. Juria e Albanian ICT Awards vlerësoi me dy çmime mirënjohje surprizë dy hakerat e bardhë, Florian Konushevci dhe Leutrim Berisha.

Partneriteti i zgjeruar i këtij evenimenti do të mbështesë realizimin e projekteve apo aplikacioneve që u shpallën fituese nga juria. Projekti synon identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziastë në fushën e ICT-së.

Free Traffic Exchange