Report TV - ‘Dhurata e Pashkëve’, ALUIZNI i jep certifikatën Kishës në Durrës

2016-04-30 18

Një ditë para festës së Pashkës, drejtuesi ALUIZNIT Artan Lame i ka dorëzuar kishës ortodokse në Durrës lejen e legalizimit për truallin mbi të cilin është ngritur katedralja e ?Shën Astit? në qytetin bregdetar.

Certifikata i është dorëzuar Hirësisë se tij Nikolla, peshkop i Apollonisë. Janë 2.000 m2 truall dhe vetë godina, që pas kërkesës së klerit ortodoks, u janë ligjëruar atyre nga ALUIZNI dega Durrës. Lame është shprehur se kjo leje duhej të ishte dhënë shumë kohë më parë, pasi aplikimi ishte kryer para shumë vitesh. Lame ka thënë se është absurde që një shtet nuk është në gjendje të rregullojë situatën juridike.

Peshkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla ka falënderuar drejtuesit e ALUIZNIT për dorëzimin e lejes së legalizimit në një ngjarje të shenjtë siç është për besimtarët ortodoksë festa e Pashkës.

Kisha e apostullit Pal dhe ?Shën Astit? ka përfituar lejen e legalizimit për objektin shtese vertikale dhe anësore me sipërfaqe 685 metër katror.