Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga data 1 maj qyetarët dhe pacientët duhet të paraqiten në spitale vetëm më karta shëndeti për të kryer konsulta apo ekzaminime mjekësore. Libreza e shendetit skadon në 30 prill. Sipas fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësore brenda një viti, rreth 1 mln e 400 mije persona janë pajisur me kartë shëndeti, ndërkohë që do të vijojnë normalisht aplikimet për të.
Kjo është dita e fundit kur qyetarët me librezën shëndetësore mund të marrin shërbime në spitale falas. Nga data 1 maj mjekët do të kërkojnë kartën e shëndetit për planifikim konsultash apo ekzaminime të tjera. Autoritetet shëndetësore nuk do të lënë një datë tjetër limit, por u kërkojnë qytetarëve të pajisen me këtë dokument për të marrë në kohë shërbimet e nevojshme. Sipas Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, në harkun kohor të një viti, rreth 1.400.000 persona janë pajisur me kartën e shëndetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/karta-e-shendetit-fsdksh-jane-shperndare-rreth-1-mln-e-400-mije/