PD denoncon valen e shkarkimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kukës, Beqaj ka pushuar 32 zonja dhe ka punësuar rishtazi 20 militante.Urdhrat politike të pushimeve nga puna kanë prekur edhe personat në nevojë dhe atyre me aftësi te kufizuar, siç ishte rasti i infermieres së Spitalit të Fierit.Në Shkodër u hodhën në rrugë 89 sanitare dhe personeli mbështetës në spitale me status kritik social. Në listën e të pushuarave nga puna në spitalin e Shkodrës ka: kryefamiljare, gra me burrin të papunë, gra që vijnë nga familje në gjak. (tabela bashkangjitur)Ne Fier, Vala e dytë e shkarkimeve po prek 20 punonjës, në Kukës 32, në Tropojë 30, në Vlorë 20, e kështu, lista e pushimeve vazhdon e gjatë. Në Elbasan u pushuan 80 nga personeli mjekësor me 15 deri në 30 vite pune dhe një pjesë e madhe e tyre u zëvendësuan me anëtare partie.Këto nuk janë shifra por janë drama e dhjetëra grave e nënave që kanë një jetë në shërbim, që mbajnë familjet e tyre me këtë punë. Partia Demokratike i bën thirrje KLSH, prokurorisë, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake.