Report TV - PD, Vokshi: Spastrime me motiv politik në spitale, të nisin hetimet

2016-04-30 0

Deputetja dekorate Albana Vokshi deklaroi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqaj, e kanë kthyer sektorin e shëndetësisë në armiqësi të plotë me qytetarët.

Vokshi theksoi se, ?spastrimet me motiv politik në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit koordinohen nga Ilir Beqaj?, i mirënjohur sipas saj, ?si kampioni i korrupsionit në qeverinë Rama?.

?Urdhrat politike të pushimeve nga puna kanë prekur edhe personat në nevojë dhe atyre me aftësi te kufizuar, siç ishte rasti i infermieres së Spitalit të Fierit?, deklaroi Vokshi.

?Në informacionin dërguar Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë e Çështjet Sociale, Beqaj mashtron që reforma spitalore bëhet për shkak të mosshfrytëzimit të shtretërve e që kjo nuk arrin shifrat e shfrytëzimit të shtretërve në Evrope?, shtoi deputetja, e cila bëri thirrje që ?KLSH, prokuroria, Avokati i Popullit dhe institucionet ndërkombëtare, të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake?.