Rama: “Drejtësia” brenda sesionit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është i bindur se reforma ne drejtësi do te finalizohet përpara mbylljes se sesionit parlamentar e se Partia Demokratike s?ka asnjë rruge tjetër pervecese ta votoje ate. Por shefi i qeverise deklaron se nëse mazhoranca do te kishte numrat nuk do te humbte kohe duke pritur opozitën. Megjithëse socialistet e kane paditur ish-kryeministrin Sali Berisha per thirrjen drejtuar shqiptareve nga foltorja e parlamentit qe te armatosen Rama shprehet se nuk ka qene dakord me kete nisme. Ai nuk e fsheh mungesën e besimit te Prokuroria per hetimin e Berishës. Ndërsa opozita e akuzon qeverinë si mbrojtëse te bandave, duke lidhur veçanërisht emrin e ministrit te brendshëm Tahiri me atë te Emiljano Shullazit, kryeministri e konsideron arrestimin e këtij personazhi te botes se krimit merite te policisë. Marrëdhëniet me aleatin e tij ne qeverisje Ilir Meten i cilëson korrekte. Por a do te jene bashke LSI dhe PS edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare per te kërkuar nje mandat te dyte? Rama ben nje deklarate qe i ka brenda te dyja përgjigjet. I ftuar ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus kryeministri ka folur edhe per ndërtimin e ?Arenës Kombëtare? dhe është përpjekur te heqë çdo hije dyshimi qe ka rene mbi ketë projekt. Edhe pse futbolli nuk është sporti i tij i preferuar, Rama premton se do te jete ne stadium per ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare ne Europian.